Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë samitit të OKB-së hyri direkt në temë përsa i përket krizave ndërkombëtare, por sidomos mijëra e mijëra refugjatëve që kërkojnë azil në një vend tjetër.

Për këtë problem, Barack Obama njoftoi se ishte arritur një marrëveshje, e cila gjithashtu do t’i peshonte edhe Europës: “Më shumë se 50 vende që marrin pjesë në Samit do të dyfishojnë pritjen e refugjatëve vitin e ardhshëm. Dhe dyert duhet të vijojnë të qëndrojnë të hapur për 360 mijë njerëz”. Presidenti amerikan shtoi se “refugjatët janë një simptomë e dështimit, tensionit dhe persekutimit. Por si Shtete të Bashkuara jemi të vendosur të bëjmë pjesën tonë, duke rritur numrin e pranimit të refugjatëve. E organizova këtë samit sepse të gjithë duhet të bëjmë më shumë”. Vendet organizuese të samitit gjithashtu kanë njoftuar se kanë programuar 3 miliardë dollarë fonde humanitare vitin e ardhshëm, si dhe angazhime për fonde të tjera në vitet e mëvonshme.

Artikulli paraprakTOPALLI RRËFEN HISTORINË RRËQETHËSE ME TË CILËN U PËRBALL KUR ISHTE 18 VJEÇE
Artikulli tjetërASGJËSOHEN 1256 BIMË NARKOTIKE NË PUKË E MALËSI TË MADHE