“Save The Children” ka zhvilluar një takim në mjediset e hotel Colosseo për regjistrimin e komunitetit rom në gjendjen civile.

Arbëresha Mushani, përfaqësuese e “Save The Children” tha se në Shkodër nuk ka patur rezultate pozitive për regjistrimin e komunitetit rom. Punonjësi në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës Dedë Gazulli tha se janë vetë romët të cilët krijojnë probleme dhe se duhet të bëjnë kujdes. Në takimin e zhvilluar morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit rom të cilët morën më shumë njohuri për regjistrimin por edhe probleme të tjera që i shqetësojnë.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NE LEZHE,IDENTIFIKOHEN AUTORET
Artikulli tjetërEVAKUOHET AEROPORTI I FRANKFURTIT PASI DYSHOHET PER BOMBE