Është zhvilluar këtë të hënë seanca e parë gjyqësore ndaj ish-ministrit të Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Mësohet se Ksera nuk është paraqitur në seancë, ndërsa avokatëve kërkuan të njihen me dosjen e të pandehurve. Në këto kushte gjykata vendosi shtyrjen e procesit për një datë tjetër. Prej katër muajsh, ish-ministri Spiro Ksera ndodhet në paraburgimin e 313, ndërsa akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Artikulli paraprakASAMBLEJA E NATO-s, RAMA: DUHET PERFSHIRJE E BALLKANIT
Artikulli tjetërPERPLASEN 3 MJETE, VDES SHTETASI MALAZEZ