Sot Kuvendi mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të bëhet zëvëndësimi i përfaqësueses së PD-së në komisionin “ad hoc” për vettingun, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit nuk mund të jetë e pranishme në mbledhjet e Komisionit të Vettingut, pasi pak ditë më parë ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake. Mësohet se seanca plenare do të nis rreth orës 10:00, ndërsa në orën 14:00, do të ketë një tjetër seancë ku do të votohen anëtarët e Kolegjit të Apelimit dhe të Komisionit të vettingut.

“Në bazë të nenit 74, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha Grupet Parlamentare kanë depozituar sot, me shkresën Nr. 1553 Prot, kërkesën për thirrjen e sesionit të jashtëzakonshëm ditën e shtunë, datë 17 qershor 2017, drejtuar Kryetarit të Kuvendit”, u njoftua dy ditë më parë nga Kuvendi.

Artikulli paraprakDHUNOHET KRYEPLAKU I FSHATIT RRABOSHTË
Artikulli tjetërTËRHIQET KRYEMINISTRI. KËRKON NDJESË PËR THIRRJEN DREJTUAR POLICËVE