Kanalet vaditëse në Gurin e Zi nuk janë të vetmit që do të pastrohen nga bashkia Shkodër.

Drejtori i bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja shprehet se javën e ardhshme nis puna edhe për pastrimin e disa kanaleve kulluese në Anën e Malit, Dajç dhe Bërdicë, njësi të cilat edhe janë inspektuar për gjendjen aktuale në të cilën ndodhen. Pastrime dhe ndërhyrje në kanalet kulluese dhe vaditëse nga ana e bashkisë do të ketë edhe në vijimësi teksa drejtori Sekja tregon pikat ku do investohet. Kanalet kulluese dhe vaditëse kanë qenë një prej premtimeve të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe që tashmë pas afro një viti kanë nisur të bëhen realitet.

Artikulli paraprakGURI I ZI, LLUMI I KANALEVE VADITËSE LIHET NË ANË TË RRUGËS
Artikulli tjetërNJËSITË ADMINISTRATIVE, AKOMA ASNJË DOKUMENT NË ARKIV