Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger deklaroi gjatë një konference të përbashkët me ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj se OSBE inkurajon dialogun mes palëve politike për t’i dhënë fund krizë e cila dëmton institucionet.

“Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojmë dialogun. Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë zhvillimi. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët”, tha Greminger.

Artikulli paraprakTRAGJIKE/ BABAI SHQIPTAR DYSHOHET SE VRAU VAJZËN NË AUSTRALI
Artikulli tjetërRAMA GODITJE PROTESTËS KUNDËR TEATRIT TË RI PËRMES FJALËVE TË AKTORES ISH-DEPUTETE TË PD-SË