Sekuestrohen 1.3 tonë kanabis në Zvërnec

Një sasi prej 1323 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, u sekuestruan pranë Zvërnecit. Policia ra në gjurmët e drogës pasi diktoi dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec. Gjatë ndjekjes nga policia, personat kanë braktisur mjetet dhe janë larguar. Gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjet lënda narkotike e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive. Vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakMBAHET KUPA “YMER STRINIQI”
Artikulli tjetërTËRHIQTE PARA ME KARTËN E VJEDHUR, KAMERAT IDENTIFIKOJNE HAJDUTIN SHQIPTAR