Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga janë vendosur 2 persona.

Janë mediat italiane të cilat shkruajnë se dy shqiptarë, një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi në makinën ku ata po udhëtonin janë gjetur 19 kg kokainë, e ndarë në disa pako.

Policia italiane ka ndaluar një automjet me targa gjermane, në të cilën udhëtonin shqiptarët. Burri i ndaluar është i moshës 33-vjeçare, kurse gruaja 22 vjeçe.

Në rast se kokaina do të shitej në treg, dy shqiptarët do të fitonin 2 milionë euro.Burri ishte rezident në krahinën e Varezes, kurse gruaja kishte ardhur nga Shqipëria

Artikulli paraprakU ASFIKSUAN NGA GAZRAT, VDES MINATORI NË BULQIZË, PLAGOSET NJË TJETËR
Artikulli tjetërTRANSPORTONIN DROGË ME ÇANTA ,POLICIA ARRESTON DY SHQIPTARË, NJË TJETËR NË KËRKIM