Rreth 2 kg heroinë është sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës, në një operacion të zhvilluar mes policisë shqiptare dhe asaj greke.  Mësohet se policia kishte informacion për një autobus që udhëtonte drejt Greqisë dhe që dyshohej se transportonte drogë.

Policia i ka ushtruar kontrolle këtij autobusi udhëtarësh të kompanisë “Metro” me targa AA390NY, duke përfshirë skanerin, por nuk ka arritur të pikasë heroinën. Më pas policia shqiptare ka lajmëruar homologët grekë se një autobus i dyshuar me drogë po shkonte drejt tyre. Policia greke pas kontrollit të dytë të imtësishëm ka zbuluar një sasi të konsiderueshme heroine. BurimeT  bëjnë me dije se janë gjetur rreth 2 kg heroinë. Është arrestuar shoferi i autobusit dhe po vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë.

“Sot rreth ores 12:30′ ne autobusin e kompanise “Metro” me targa AA390NY, i skanuar me “Urdher skanimi “0023510 per llogari te Policise dhe flete skanimi te paster ne kontrollin qe iu krye ne token greke iu gjet 2kg lende narkotike e dyshuar per heroine” njofton policia. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë u kapën 4.5 kg heroinë në Shkodër, e cila ishte fshehur në gomën e një makine.

Artikulli paraprak4 MLD LEKË DËM, TATIMET ÇOJNË NË PROKURORI 54 RASTE, 72 TË HETUAR
Artikulli tjetërPËRMBYTJA E AUTOSTRADËS, 20 BIZNESE KALLZIM NË PROKURORI, DËMI GATI 1 MILIONË EURO