Sekuestrohen 3 fuçi me kanabis, arrestohen babë e bir

Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 43 kilogramë kanabis sativa në një banesë në Himarë. Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se në kuadër të operacionit “THEIR HOME” u vunë në pranga dy persona, babë e bir. “Më datë 03.07.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni Kundër Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Gjoka në Himarë dhe kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në katin e parë të banesës së këtij shtetasi, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike në formë boçesh e llojit Cannabis Sattiva, e cila ishte vendosur në 3 fuçi plastike. Pas peshimit, pesha totale rezultoi prej 42 kilogramë e 900 gramë”sqaron policia. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm (babë e birë): 1- Kristo Gjoka, 52 vjeç, banues në Himarë. 2- Spiro Gjoka, 29 vjeç, banues në Himarë. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROCEDOHET INSPEKTORI I PYJEVE, FAVORIZONTE MJETE PËR TRANSPORTIN E DRUVE
Artikulli tjetërMAKINA GODET TRAFIKNDARËSEN E BIE NË KANAL, 2 VIKTIMA