Sekuestrohen 368 kg kanabis në Gjirin e Karaburunit

Një sasi prej 368 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Vlorë. Policia sqaron se lënda narkotike është kapur në Gjirin e Karaburunit, e cila ishte e ndarë në 24 pako. “Më datë 17.04.2017, në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”. Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë”, sqaron policia. Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje

Artikulli paraprakMB: KONFLIKTI POLITIK MUND TË SHFRYTËZOHET PËR TERRORIZËM
Artikulli tjetërTRAFIKU BALLKANIK I DROGES, NE PRANGA EDHE BIZNESMENË