Policia në Vlorë dhe Sarandë ka sekuestruar në total 98 kilogram kanabis sativa në dy operacione, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona.
Në Sarandë, u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Shëndëllia”.

“Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç),

për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Kota”
“Policia ka bërë të mundur bllokimin e një automjeti tip “Mercedes Benz” në aksin rrugorë “Lapardha-Kotë”, Vlorë, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, sqaron policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakGRABITËN SIRIANËT ILEGALË, POLICIA ARRESTON KATËR TË RINJ
Artikulli tjetërBETOHET STEVO PENDAROVSKI, CEREMONIA NË SHKUP, MARRIN PJESË EDHE PRESIDENTËT E RAJONIT