Një sasi prej 38 kg bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Pogradecit.

Lënda narkotike është sekuestruar në afërsi të fshatit Lin, në afërsi të bregut të liqenit. Policia kishte marrë informacion paraprak për lëndën narkotike. “Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec, në bazë të një informacioni kanë ushtruar kontroll në afërsi të fshatit Lin-Pogradec, tek vendi i quajtur “Uji i Kristaltë”, ku kanë konstatuar në breg të liqenit, një sasi prej 38 KG bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva”, sqaron policia. Lënda narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakOPERACIONI “BOASTER”, NE PRANGA EDHE NJE TJETER SHQIPTAR
Artikulli tjetërBE NDAN 3.5 MLN EURO PËR PUSHTETIN VENDOR NË SHQIPËRI