Ai është vetëm 5 vjeç dhe ka rreth 500 piktura, të ekspozuara nga Milano në Nju Jork.

Noah D’Alessandro, një prej artistëve më të rinj në botë, u mbyll dy vjet më parë në shtëpi nga një sëmundje që dobëson sistemin imunitar dhe iu desh të braktiste kopshtin.

Prindërit i dhanë penelat në dorë dhe që atëherë ai është dashuruar me shikim të parë me pikturën. Tashmë falë artit ai është më mirë dhe në shtator do të mund të ndjekë klasën e parë.

“Nuk më pëlqen ta quaj një fëmijë mrekulli”, tha nëna e tij Erika Losi për Corriere della Sera. Megjithatë, punimet e tij janë të gjithë aty për ta kuptuar që ai është një talent i vogël.

Noah, rreth 4 vjeç, zbuloi sëmundjen e tij kur ishte 12 muajsh. Piktura ishte një argëtim që megjithatë më vonë doli të ishte një pasion i vërtetë. Ai publikoi qindra piktura që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Disa nga pikturat e tij kanë kaluar kufijtë dhe kanë arritur në Nju Jork.

Pesë mijë ndjekës në Instagram dhe 10 mijë në TikTok, ku ndan një profil me nënën e tij, emri i djaloshit po bën rrugën mes koleksionistëve përtej kufirit.

Dhe “backstage”-t e shumë prej veprave të tij, të cilat kanë gjetur vend në galeritë ndërkombëtare, gjenden në profilet e tij sociale. Mama Erika e xhiron në disa video dhe i tregon ndjekësve të saj të voglin, ndërsa ai pikturon punimet e tij të rrethuar me telajo dhe ngjyra. Ai tashmë ka disa admirues që e mbushin me komente pozitive.

“Në fillim Noah filloi të pikturonte vepra abstrakte, tani provon edhe në ato figurative dhe materiale. Ai përdor edhe allçi, tha nëna Erika.

Dhe kjo nuk është e gjitha. “Noah zgjedh furçat për t’i blerë vetë, por nuk e ka problem të pikturojë me duar me ndonjë mjet që ndez imagjinatën e tij: nga enët e kuzhinës te lodrat, te tharësja e flokëve për të tharë ngjyrën,” tha ajo.

Në dy vitet e fundit Noah ka ekspozuar veprat e tij në galerinë Hub Art në Milano, ka nënshkruar kopertinën e revistës Milano Vibra, ka marrë pjesë në ankande bamirësie për kërkimin e kancerit dhe zjarret në Sardenjë, veprat e tij janë shitur në gjysmën e Evropës.

Tani për mjekët pediatër, piktori i vogël mund t’i rikthehet përditshmërisë dhe në shtator e pret shkolla, më në fund mes bashkëmoshatarëve.

Artikulli paraprakBRITANIA E MADHE THEU REKORDIN E TEMPERATURAVE SË SIPËRFAQES SË TOKËS. JA PSE BRITANIKËT PO PËRVËLOHEN NGA I NXEHTI…
Artikulli tjetërINTELIGJENCA BRITANIKE: RUSISË MUND T’I SHTEROHET ENERGJIA NË UKRAINË