Në Serbi 25 persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Instituti i Shëndetit Publik “Dr. Milan Jovanoviç Batut” thuhet se deri më 4 shtator 2018 në gjithë shtetin 25 persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor.

Epidemia ka prekur njerëz nga qytete të ndryshme dhe se virusi i Nilit Perëndimor është hasur në 262 persona në gjithë Serbinë, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se në shtetet e Bashkimit Evropian (BE) si Greqia, Italia, Hungaria dhe Rumania janë regjistruar gjithsej 798 raste të virusit të Nilit Perëndimor.

Ndërkaq bëhet e ditur se në Greqi nga ky virus kanë humbur jetën 18 persona, në Itali 13 kurse në Rumani 12.

Artikulli paraprakPUNËSIMI NË SHTET NË NIVELIN MË TË LARTË QË NGA 2005, SI KA NDRYSHUAR NGA 1990 (SHIFRAT)
Artikulli tjetërSHPËTOI FQINJËT GJATË PËRMBYTJEVE NË FRANCË, 33-VJEÇARIT SHQIPTAR I JEPET LEJA E QËNDRIMIT PËR NJË VIT