Serbia do t’i marrë ne shtator Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 30 mijë punetorë.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët në Beograd, sipas të cilëve ka vende pune për zejtarë, mjekë, infermierë dhe teknikë.Atyre nuk u duhet asnjë dokument shtesë, vizë pune apo leje speciale.

Sipas autoriteteve kjo do të bëhet e mundur nga nisma e “Ballkanit te Hapur” .Mediat ne Serbi citojnë drejtorin e Zyrës së IT, Mihailo Jovanoviç, që sqaron procedurat,

“Ne mendojmë se do të ketë punëtorë që do të vijnë me diplomë universitare, por edhe ata që kanë arsim fillor dhe të mesëm. Ka shumë kërkesa për punëtorë ndërtimi dhe në fushën e bujqësisë. Duhet të ketë edhe shumë njerëz të interesuar në shëndetësi, sepse këtu pagat janë më të larta”.

Edhe Sindikata e Punëdhënësve të Serbisë flet per një numër më te madh të punëtorëve që i duhen Serbisë.Sipas drejtorit Nebojsha Atanackoviç ka vende punë të lira.

“Na mungojnë të gjitha profilet e tregtisë e në ndërtim, pastaj të gjithë punëtorët në hoteleri e turizëm dhe për pune sezonale në bujqësi. Presim që nga shtatori të arrijnë rreth 30 mijë prej tyre”.

Rekrutimet do të bëhen me numra identifikimi të “Ballkanit të Hapur” pa ndonjë pengesë administrative në regjistrim.

Parashikohet që një qytetar që dëshiron të punësohet, të fusë të dhënat e tij përmes portalit e-Government.Paga mesatare në Serbi është 631 euro, ndërsa në Shqipëri llogaritet 248 euro në muaj dhe 360 ne Maqedonine e Veriut.

Nëse ky projekt që nis ne shtator realizohet dhe vazhdon nisma e Ballkanit të Hapur, nga Shqipëria pritet të ketë një tjetër valë largimi, veç atyre që ikin në Perëndim.Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka numrin më të lartë në rajon të azilkërkuesve për në vendet e Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakEFEKTI DOMINO I INFLACIONIT DHE SEZONI TURISTIK, NIS RRITJA E ÇMIMIT TË PESHKUT ME RITME TË LARTA NË KORRIK
Artikulli tjetër“KOHA E REFERENDUMIT PO VJEN”, META: BASHKËPUNIM ME KËDO PËR TË ÇLIRUAR KËTË TË DREJTË KUSHTETUESE