FITON 3-1NDAJ NAPOLIT, +3 PIKË NGA NDJEKËSIT E ROMËS. Juventusi mposhti pas 14 vjetësh 3-1 Napolin në San Paolo, një fitore e rëndësishme kjo e skuadrës së Alegrit përballë një kundërshtari i cili pak javë më parë i rrëmbeu Superkupën e Italisë. 

Golat e Pogbasë, Kaseresit dhe Vidalit i mbajnë kampionët e Italisë 3 pikë larg Romës së vendit të dytë, e cila këtë fundjavë barazoi 2-2 në derbin përballë Lazios.  Menjëherë pas ndeshjes, presidenti i Napolit, De Laurentis, kritikoi në Tëitter arbitrin e ndeshjes pasi në golin e dytë të Juventusit, Kaseresi ishte në pozicion jashtë loje. “Jemi lodhur! Juventusi është një skuadër e fortë, por nëse ndihmohet nga arbitrat bëhet e pathyeshme. Është e papranueshme që 6 arbitra në fushë nuk shohin dy lojtarë në pozicion jashtë loje. Ose janë të paaftë, ose nuk donin ta shikonin. Këta arbitra duhen dënuar për një kohë të gjatë”, shkroi presidenti i Napolit.

Artikulli paraprak“SAHATI I INGLIZIT”, FATI I NJË HISTORIE
Artikulli tjetërPRIMERA DIVISION, BARÇA NUK ËSHTË NË KRIZË