Gazi i lëngshëm që përdoret për ngrohje apo gatim pritet t’i nënshtrohet akcizës me 6 lek për litër nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Në draftin e Ministrisë së Financave në ligjin për akcizat propozohet që gazi i lëngshëm për çfarëdo lloj përdorimi t’i nënshtrohet një akcizë 6 lekë për litër.

Aktualisht sipas relacionit ky hidrokarbur i nënshtrohet akcizës 8 lekë për litër vetëm kur përdoret nga automjete ndërsa kur përdoret për gatim ai ka qenë i përjashtuar. Nga unifikimi i akcizës për gazin e lëngshëm pritet që të arkëtohen rreth 3 milionë euro që pritet të paguhen kryesisht nga konsumatorët familjarë.

Po sipas relacionit, ky projektligj synon të vendosë një nivel akcizë për gazin e lëngshëm pa diferencuar qëllimin e përdorimit pasi siç është formuluar ligji aktualisht i jep mundësinë abuzivizmit me sasinë e gazit që nuk paguan akcizë.

Nga sasia e importuar e kësaj lënde djegëse, rreth 2/3 nuk ngarkohet me akcizë, që presupozon se nuk përdoret si karburant për automjetet, ndërkohë që vetëm 1/3 e sasisë së importuar deklarohet për përdorim automjetesh dhe ngarkohet me akcizë.

Artikulli paraprakDRAFTI I QEVERISË/ ZERO TAKSIM PËR PAGAT DERI 40 MIJË LEKË, ÇFARË PROPOZOHET PËR PAGAT DERI NË 50 MIJË LEKË
Artikulli tjetërTË DIELËN NDRYSHON ORA, MË PAK DITË, POR DO TË FLEMË 60 MINUTA MË SHUMË