Makineritë duket se punojnë me ritme të larta. Punëtorët janë kudo për të përfunduar në kohë atë që ka filluar prej muajsh.

Sezoni turistik në Velipojë, pas dy shtyrjeve të njëpasnjëshme, më në fund është hapur. Ndërsa punimet në rrugën e Velipojës, siç duket, po rendin për të kapur kohën e humbur me shpresën jo vetëm për të mos penguar pushuesit.

Sipas përgjegjësit e sigurisë teknike, Genti Rumija, puna në lotin e parë, nga Harku i Berdicës deri në dalje të Trushit është në fazën e fundit të sistemimit, ndërsa me shpresën më të madhe, javën tjetër fillon shtrimi përfundimtar i asfaltit.

Megjithatë, duke marrë shkas nga e kaluara e errët e aksidenteve në rrugën e Velipojës, Rumija jep një mesazh për të gjithë drejtuesit e automjeteve që do të udhëtojnë drejt bregdetit të Velipojës.

Aksi Shkodër – Velipojë është një arterie e rëndësishme e turizmit. Pjesa më e madhe e rrugës tashmë ka përfunduar, përderisa ka filluar asfaltimi nga kthesa e Dajçit në drejtim të qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakRAMUSH HARADINAJ SI PRESIDENTI THAÇI, TËRHIQET NGA THEMELIMI I USHTRISË
Artikulli tjetërPOOLE: NË SISTEMIN ARSIMOR SHQIPTAR KA KORRUPSION