KRYETARI I KOMUNËS DEKLARON SE PO MERREN MASAT PËR SEZONIN TURISITIK. Rritja e temperaturave po i paraprinë edhe përgatitjeve për sezonin turistik në zonen bregdetare të Shëngjinit.

Nddonëse ditë pushimi e gjithë administrata e Komunës së Shëngjinit është angazhuar për të pastruar të gjithë vijen bregdetare nga mbeturinat e shumta, kjo për të krijuar kushtet e nevojshme për vizitoret që kanë nisur të frekuentojnë këtë zone turistike. Kreu i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj ka bërë se tashmë administrata e kesaj njesie vendore do të punoje në 7 ditë të javës, kjo me qëllim për të dispunuar një qytet turistik europian për të pritur pushuesit dhe turistet. Imazhi që ka krijuar Shëngjini ka sjellë drejt kësaj zone bregdetare vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit, pushues nga Kosova e turiste të shumtë gjatë vitëve te fundit. Këtë vere pritet që numri i turistëve të vijë gjithbje në rritje, kjo falë ndryshimëve rrënjësore që janë bërë në këtë zonëe, ndërsa  po bashkpunohet ngushtë edhe me operatorët privat me qëllim që gjithçka të jetë gati dhe me cilësi.

Artikulli paraprakBUNKERËT E ENVERIT, NË ÇUDITË E DIKTATORËVE
Artikulli tjetërRROK DODAJ KANDIDON PËR PUKËN, MESAZH BANORËVE