Shantazhonin djalin e ish-deputetit, burg pesë të rinjve

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë pesë të rinj, të cilët përmes shantazhit i kanë zhvatur para djalit të ish-deputetit Ibrahim Bruka përgjatë 12 episodeve. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Fatmir Gjeta dhe Ilir Shehu u dënuan me 2 vjet e tetë muaj burgim për akuzen e gjobvënies, ndërkohë që adoleshentët Rogers Ademaj dhe Luan Lama u dënuan me një vit e katër muaj heqje lirie. Shoku i tyre, Shkëlqim Spahiu u dënua me katër muaj burgim për veprën e moskallëzimit të krimit, pasi siç çmon akuza, ai kishte dijeni për kërcënimet dhe gjobëvëniet, por nuk kishte njoftuar autoritetet. Prokuroria thotë se përmes shantazhit, të rinjtë i kanë marrë viktimës së tyre edhe ai i mitur, shumën e 26 mijë eurove. Krimi është kryer në mënyrë të përsëritur nga muaji janar deri në prill të 2016. Prokuroria thotë se gjatë kësaj kohe, përmes mesazheve në telefon, viktima është kërcënuar nga të dyshuarit se do t’i publikonin një foto ku ai shfaqet duke pirë hashash.

Artikulli paraprakORTEK NË PISTËN E SKIVE NË ALPE,SË PAKU TRE TË VDEKUR
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 18 QERSHORIT, KQZ REGJISTRON GJASHTË PARTI POLITIKE