Të braktisur në një cep të qytetit të Shkodrës, mes një varfërie ekstreme, jetojnë familjet e komunitetit rom. Papunësia e mungesa e një strehe janë problemet kryesore për ta.

Kreu i Shoqatatës së Romëve dhe Egjiptianëve Kydret Shatza thotë se atyre i është ofruar disa herë punë nga Bashkia e Shkodrës dhe Zyra e Punës por një pjesë e konsiderueshme e kanë refuzuar sepse ashtu e kanë ndërtuar jetesën duke lypur.

Ndërsa jetesa e tyre është vështirësuar edhe më shumë tregon Shatza pas bllokimit të motorëve nga policia.

Sa i takon shkollimit nga institucionet është bërë një punë e mirë thekson Shatza.

Për Olsi Cufi sekretar i shoqatës së romëve dhe egjiptianëve integrimi i tyre në shoqëri është i domosdoshëm.

Megjithatë politikat e pushtetit vendor në bashkëpunim me organizatatat e ndryshme kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm, duke larguar një pjesë të mirë të fëmijëve rom nga rruga.

Në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Punës, bashkia e Shkodrës ka identifikuar dhe më pas mundësuar regjistrimin e individëve të papunë romë dhe egjiptianë por një pjesë nuk janë treguar të gatshëm të fillojnë punë.

 

Artikulli paraprakJUBAN, EROZIONI GËRRYEN 8 HA TOKË BUJQËSORE
Artikulli tjetërBIZI PËR SHPUZËN: HEDH BALTË, PËRBALLJE NË GJYKATË