SHBA, shuhet një ditë pas vdekjes së vajzës aktorja Debbie Reynolds

Aktorja amerikane, Debbie Reynolds, është ndarë nga jeta një ditë pas vdekjes së vajzës së saj, Carrie Fisher. Aktorja 84-vjeçare, ishte dërguar nga familjarët në spitalin e Los Angeles gjatë ditës së djeshme prej disa shqetësimeve shëndetësore dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm është ngarë nga jeta si pasojë e një infarkti në zemër. Reynolds njihet në të gjithë botën për performancës e saj në filmin e vitit 1952, “Singing in the Rain”. Një ditë më parë edhe vajza e saj, Carrie Fisher, e njohur për rolin e saj si “Princeshë Leia” në filmin “Lufta e Yjeve”, u nda nga jeta pas një infarkti në zemër, të cilin e pësoi gjatë kohës që ishte duke udhëtuar me avion. Ajo humbi jetën një javë më pas në moshën 60-vjeçare. “Ajo është tashmë me Carrie dhe jemi të gjithë zemërthyer”, është shprehur për AFP-në djali i aktores, Debbie Reynolds, Todd Fisher.

Artikulli paraprakVOLEJBOLL, FSHV SHPALL ERBLIRA BICIN VOLEJBOLLISTEN MË TË MIRË TË 2016-ËS
Artikulli tjetërMEDIAT E HUAJA,JEHONË ZBATIMIT TË DEKRIMINALIZIMIT MBI 3 ZYRTARË