Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se një ekspert i fatkeqësive natyrore nga USAID ka mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë.

Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare”, thuhet në një postim në Facebook të ambasadës.

Artikulli paraprakXHAÇKA: 4 MIJË BANORË NUK MUND TË KTHEHEN NË BANESA, INTENSITETI I PASGODITJEVE ËSHTË NË RËNIE
Artikulli tjetërSHKON NË 900 NUMRI I TË LËNDUARVE NGA TËRMETI, GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT NË SPITALIN E DURRËSIT DHE TË TRAUMËS JANË PARAQITUR 52 QYTETARË