Ambasada amerikane i ka bërë thirrje protestuesve që do t’i bashkohen sot tubimit të opozitës të protestojnë qetësisht dhe të mos ndërmarrin akte dhune. SHBA i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë të tregohen të vetëpërmbajtur dhe të mos nxisin akte dhune.

Sot në orën 10:00 opozita e bashkuar shqiptare proteston kundër qeverisë, në një tubim para Parlamentit.

Pas sinjaleve të mundshme për dhunë dhe për skenare të zaptimit të sallës së se seancave plenare, kryeparlamentare Gramoz Ruçi në një konferencë të jashtëzakonshme ditën e djeshme, anuloi zhvillimin e seancës plenare që do të mbahej sot, në të njëjtën orë me nisjen e protestës.

Ambasada amerikane i ka bërë thirrje protestuesve që do t’i bashkohen sot tubimit të opozitës të protestojnë qetësisht dhe të mos ndërmarrin akte dhune. SHBA i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë të tregohen të vetëpërmbajtur dhe të mos nxisin akte dhune.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, shkruhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Artikulli paraprakANKETA NË KOSOVË: 48% E QYTETARËVE NUK DUAN BASHKIM ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërNIS PROTESTA TEK PARLAMENTI, MIJËRA QYTETARË THIRRJE: RAMA IK!