Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas shkrimeve në mediat pranë opozitës dhe disa eksponentëve të saj kundër rrjetit 5G në Shqipëri, që e cilësojnë si të pasigurt. Ambasada e cilëson si “gazetari” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, por thekson se nuk e ndryshon të vërtetën. Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G, thotë ambasada.

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G.

E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje” thuhet në reagimin e ambasadaës së SHBA-së.

Por si qëndron e vërteta për rrjetin 5G? SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei.

Në Shqipëri ka rastisur që fushata koincidon me lancimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP.

Lancimi i rrjetit 5G për të cilin nuk përdoret Huawei në Shqipëri, por teknologjia perëndimore duke respektuar politikën europiane. Pra nuk ekziston asnjë shkelje, e para nuk është në dorë të qeverisë shqiptare dhe e dytë nuk ekziston si problem.

Artikulli paraprakPAS ELBASANIT DHE KORÇËS, BASHA DREJT SHKODRËS PËR “RRUGËTIMIN PËR SHQIPËRINË”
Artikulli tjetërMACRON VURI VETON, AMBASADORJA FRANCEZE: VENDIMI S’I MBYLL DYERT SHQIPËRISË, DO FLASIM NË ZAGREB