Festa e të dënuarve brenda qelive të burgut të Shën Kollit u ka kushtuar shtrenjtë 12 punonjësve të policisë së burgjeve, mes tyre dhe shefit të policisë të këtij burgu Ndaj tyre ka nisur procedim penal me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal.

Plot 12 punonjës të policisë, Konkretisht:

A.B. Shef i Policisë së IEVP-së Lezhë

E.R. Specialist i Informacionit

T.L. Përgjegjës i Shërbimit të Godinës

Gj.D. Polic i Kollonës

E.T. Polic i Sektorit

L.L. Polic i Kollonës

M.GJ. Polic i Sektorit

D.N. Polic i Kollonës

A.J. Polic i Sektorit

Gj.N. Përgjegjës i Grupit të Sigurisë

G.Rr. Polic i Grupit të Sigurisë

F.H. Polic i Grupit të Sigurisë