Bregu i liqenit artificial të Vaut të Dejës shihet si një mundësi potenciale për zhvillimin e turizmit afatshkurtër dhe afatgjatë në Njësinë Administrative Gur i Zi.

Drejtoria e Turizmit pranë Bashkisë Shkodër ka nisur inspektimet në terren për verifikimin e mundësive që ofron kjo zonë. Drejtori Gentian Mema tregon se fshatrat Rragam dhe Sheldi janë dy pika strategjike për t’u vizituar. Sipas Memës, Bashkia Shkodër do të iniciojë nima konkrete për të ftuar turistët vendas dhe të huaj në zonën e Gurit të Zi, kjo edhe për shkak të vlerave historike që përfaqëson.

Në liqenin e Vaut të Dejës ndodhet ishulli i Shurdhahut që në aspektin territorial administrohet nga Bashkia Shkodër. Rëndësia historike që përfaqëson kjo zonë është ndër më të veçantët në të gjithë territorin e njësisë administrative. Po ashtu, fshati Sheldi ofron mundësi të mëdha për ushtrimin e turizmit malor për ata që pëlqejnë udhëtimet në terrene të vështira.

Artikulli paraprakPSD NE ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT
Artikulli tjetërMUKADES ÇANGA “MJESHTRE E MADHE”