Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne oret e para te mengjesit te se merkures ne Bashkine Vau Dejes.

Nje 23 vjecar banues ne Shelqet i ka dhene fund jetes ne menyren me te rende. Sipas njoftimit te policise se Shkodres behet me dije se ngjarja eshte regjistruar rreth ores 05:26, ku ne fshatin Shelqet te Bashkise Vau Dejes, shtetasi Mark Prendi, 23 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Mark Prendi, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu (çifte) në banesën e tij. Në trupin e viktimes eksperti mjeko-ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, veç ato të shkaktuara nga vetvrasja. Nga deklarimet e familjarëve rezultoi se viktima ka pasur probleme të shëndetit mendor. Policia e Shkodres vijon hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje te rende.

Artikulli paraprakVIJOJNË OPERACIONET ANTI KANABIS, ASGJËSOHEN 14718 RRËNJË
Artikulli tjetërPLAGOSJA NE LEZHE,IDENTIFIKOHEN AUTORET