Një pjesë e rrugës që lidh qytetin e Bulqizës me minierat është shembur .

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e e sotëm, ndërsa është rrëzuar edhe një mikrobus. Sipas informacioneve të para mikrobusi është rrëzuar në humnerë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi në makinë nuk kishte njeri. Mësohet se nga shembja, rruga është fundosur me 7 metër thellësi dhe 50 metër gjerësi. Nuk dihen ende shkaqet e këtij fenomeni, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakBELEN RODRIGUEZ, JOSHESE NE TEMPERATURAT E “NXEHTA”
Artikulli tjetërZJARRET, DHJETRA HEKTARE PYJE DIGJEN NE TE GJITHE VENDIN