Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në punë.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot (16 gusht) rreth orës 15:00 në rrugën e Elbasanit. Katër punëtorë u aksidentuan në punë, si pasojë e shembjes së një skelë e vendosur për rikonstruksionin e një pallati.

Policia thotë se viktimat janë identifikuar si O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç. Ndërsa dy punëtorë e plagosur janë Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës.

Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.
Sipas informacioneve nga spitali mësohet se dy të plagosurit që janë në Spitalin e Traumës janë Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila transportoi drejt spitalit 2 punëtorë, ndërsa dy të tjerë ndodhet ende në skelën e rrëzuar.

Raportohet se dy nga punëtorët ndodhen në gjendje të rëndë.
Mendohet se punëtorët kanë rënë nga 5 metër lartësi dhe kanë qenë të shpërndarë në vende të ndryshme të skelës.

Nuk dihen ende rrethanat si punëtorët u rrëzuan nga skela.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti në punë.

Artikulli paraprakLIGA E KAMPIONEVE FEMRA, VLLAZNIA-FORTUNA NË SHORT
Artikulli tjetërKANOSËN ME ARMË ZJARRI 4 PERSONA NË LOKAL, KAPEN 2 AUTORËT