Kryeministri Edi Rama, ka vijuar sërish të shpërndajë citime nga artistët që janë dakord me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një godine të re e bashkohore.

Rama së fundmi ka shpërndarë fjalët e aktorit Bujar Asqeriu, i cili shprehej se duhet bërë një teatër i ri dhe se në atë godinë nuk futej sepse është sëmundje.

Asqeriu thotë e në atë godinë të vjetër të teatrit ‘vdiqën shokët se është sëmundje’ ndërsa tani sipas tij duhet që të bëhet Teatri i Ri.

“Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombetar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi.

Ai krijoi një galeri të pasur rolesh, në ekran dhe në skenë, duke fituar zemrat e respektin e publikut. Në këtë çështjen, “prishet nuk prishet” rrënoja e teatrit, Bujari ishte zëdhënës i fuqishëm i protestës fillestare; kur i tërë komuniteti u mblodh bashkë, për të garantuar vijën e kuqe të mos prekjes së territorit të Teatrit Kombëtar për ndërtime të tjera.

Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut.

BUJAR ASQERIU:

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!”

Artikulli paraprakSHKODËR, QENI QË PO ‘TERRORIZON’ BANORËT NË BARDHAJ
Artikulli tjetërDREJTËSIA DHE NISMA NGA QYTETARËT/ META DEKRETON DY LIGJE: TANI S’DUA ASNJË TOLERIM (SËRISH KRITIKA NDËRKOMBËTARËVE)