Shënohet viktima e dytë nga gripi në Shqipëri. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” pasi kishte probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Ndërkohë që aktualisht, sipas burimeve në gjendje të rëndë janë edhe dy persona të tjerë. Dje te ‘Sanatoriumi’ ndërroi jetë Arben Sula nga qyteti i Elbasanit.

Fillimisht u dyshua se 48-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e gripit të derrit, por shefja e repartit të reanimacionit në Sanatorium në një prononcim për mediat u shpreh se kjo gjë nuk është konfirmuar ende nga analizat

Artikulli paraprakGJERMANIA: PENALIZIM PËR AZILKËRKUESIT QË GËNJEJNË
Artikulli tjetërTONIGHT – 04.02.2019