Njëzet e pesë të mitur, 12 prej tyre nga Shqipëria dhe Kosova dhe pjesa tjetër nga Pakistani janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, pasi janë përfshirë në një sherr masiv me sende të forta në Udine.

Të miturit sipas tgcom24, janë përleshur në qendrën e pritjes në Cividale del Friuli.

Të paktën 80 djem janë përfshirë në sherr në oborrin e qendrës së pritjes për të miturit e pashoqëruar.

Lufta midis tyre ka shpërthyer pas fyerjeve midis të rinjve të grupeve të ndryshme etnike, të cilët janë zënë më pas me tuba metalikë dhe armë të ftohta si thika.

Artikulli paraprakFRIKË PËR HAKMARRJE, VRASËSI I SHOKUT TRANSFEROHET NË NJË BURG TË LARGËT
Artikulli tjetërBASHA: PO PËRGATITET ARRESTIMI I DAKOS, POR RAMA NUK SHPËTON