Fenomeni i dhunës në familje vazhdon të përsëritet. Një shqiptar 54-vjeçar në Itali, pas një grindje për xhelozi me gruan e tij, ka qëlluar me armë djalin e tyre, 20 vjeç. Fatmirësisht i biri ka shpëtuar për mrekulli.

Policia italiane ka vënë në pranga 54-vjeçarin dhe i ka gjetur edhe një arsenal armësh, armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë. Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij 44-vjeçare, e cila njoftoi autoritetet policore dhe ka kërkuar ndihmë.

Gruaja ka deklaruar se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj. Kur policia mbërriti në banesën e çiftit në Villa Romana, e gjetën burrin me iniciale V.F. në gjendje të dehur.

Artikulli paraprakADEMI: MBLEDHJA TE VIJONTE SIÇ ISHTE PLANIFIKUAR
Artikulli tjetërARTA MARKU NË ‘FILTRAT’ E VETTINGUT