Sherret me thika mes të rinjve në Durrës për arsye nga më banalet, nuk kanë të sosur edhe pse rastet me fund tragjik nuk kanë munguar në këtë qytet.

Durrsakët u tronditën jo pak kur në muajin mars, adoleshenti 16-vjeçar Anxhelo Gjakozaj vdiq në duart e kushëririt të tij pas një zënke me bashkëmoshatarin Devi Lala.

Por edhe pas kësaj ngjarjeje të rëndë, sërish djemtë e rinj të këtij qyteti zgjedhin t’iu japin zgjidhje ‘problemeve’ të tyre nëpërmjet dhunës e thikës.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15 e njohur si zona e Spitallës, ku 19-vjeçari N.B., banues në Durrës ka goditur me thikë shtetasin D.H., vjeç 17, njofton Durreslajm.

Policia në njoftimin e saj nuk bën me dije shkaqet e një ngjarjeje të tillë, ndërsa mësohet se 17-vjeçari banues në Durrës ka përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 19-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” sipas nenit 89 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET ÇIFTI, GRUAJA VDES NË SPITAL
Artikulli tjetërSHPËRTHEN MAKINA,DYSHOHET PËR EKSPLOZIV