Matteo Salvini, Ministri i Brendshëm i Italisë, lideri i Lega Nord, ka paralajmëruar një ofensivë të madhe në të gjithë Italinë për të shporruar bandat kriminale nga qytetet.

Atë që s’e bëjnë dot kryetarët e komunave, do ta bëjmë ne, bëri të ditur Salvini në rrjetet sociale, reagim që ai e shoqëroi me fotot e një përplasjeje të dhunshme ndërmjet një shqiptari dhe dy nigerianëve në Ferrara.

“Grindje e madhe ndërmjet emigrantëve në lagjen Gad të Ferrarës, me plagosjen e një shqiptari dhe dy nigerianëve, – shkroi Salvini në Twitter.

Në 3 maj unë do të jem në qytet dhe në orët e ardhshme, ftoj të gjithë prefektët që të nxjerrin një urdherëse për të shporrur banditët nga qytetet. Atë që s’e bëjnë dot kryetarët e komunave, do ta bëjmë ne”, theksoi ai.

Artikulli paraprakSHKOI TË TAKONTE TE DENUARIN NË BURG, POLICIA NDALON TË SHPALLURIN NË KËRKIM
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK I SHKODRËS U NDËRPRET MANDATIN TRE KËSHILLTAREVE