Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë pas një konflikti me një 23-vjeçar.

I arrestuari është U.Z. 26 vjeç ndërsa L.H. 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas policisë, ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta me M.K. 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë përplasjes U.Z. dyshohet se ka plagosur me sende të forta 23 vjeçarin,

i cili ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa L.H. e ka kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

Artikulli paraprakMBYLLET MALPENSA, ALARM SIGURIE PËR 30’ NË AEROPORTIN E MILANOS
Artikulli tjetërBASHA: TË ZBARDHEN VRASJET NË SHKODËR OSE SHTETI KA DORË