Një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur sot në Athinë të Greqisë. Sipas mediave atje, viktima është një 26-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së mërkurës në lagjen Peristeri.
Dëshmitarë thanë se i riu shqiptar ishte përplasur me një person në mes të rrugës dhe ky i fundit e kishte goditur me një objekt të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një thikë.

I riu 26-vjeçari u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë, pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Për ngjarjen e rëndë mësohet se autoritetet helene kanë nisur hetimet. Shkaqet e këtij krimi nuk dihen ende.

Artikulli paraprakRAPORTI I OKB PËR DROGAT: SHQIPËRIA NË TOP LISTËN E VENDEVE SI RRUGË TRAFIKIMI
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E DROGËS EDHE 4 SHQIPTARË NË PRANGA