Një përson është qëlluar për vdekje në qëndër të qytetit të Lacit .Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së mërkurës në afërsi të stadiumit ndërsa viktimë mbeti shtetasi Viktor Shkorreti 24-vjeç, banues në Laç.
Ky i fundit u qëllua me brëshëri automatiku në afërsi të banesës së tij, ndërsa disa orë pas ngjarjes policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.

Ai është shtetasi me iniciale E.K, 32 vjeç, banues në Tiranë. Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit për parkimin e automjetit.

Autori ka dashur të parkojë automjetin në afërsi të banesës së viktimës, por nuk është lejuar nga ky i fundit.

Në ato momente ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin dhe më pas autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas duke përfituar dhe nga errësira, autori ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar policisë e cila u vu menjëherë në ndjekje të tij.

Policia po kreh të gjithë zonën dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të ngjarjes.

Artikulli paraprakKAPET NË LEZHË I KËRKUARI NGA ITALIA PËR PROSTITUCION
Artikulli tjetërSHKODËR, STARTON FESTIVALI I 57-të I KËNGËS PËR FËMIJË