Një 85 vjeçare ka humbur jetën si shkak i flakëve të zjarrit. Ngjarja ndodhi në afërsi të lagjes “Perash” tek vendi i quajtur rrugica e Koplikëve. Shtetasja Zyra Ismeti, 85 vjeçe jetonte e vetme në banesën e saj në një pallat.

Ajo kishte ndezur një reflektor për t’u ngrohur por divani ku po qëndronte dhe disa sende të tjera janë kapur nga flakët. Si shkak i asfiksimit nga tymi dhe zjarri i përhapur me shpejtësi 85 vjeçarja është djegur totalisht duke mos arritur që të shpëtojë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës por gjithçka kishte marrë fund sepse trupi i 85 vjeçares është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Shtetasja Zyra Ismeti po qëndronte e vetme në shtëpi dhe për një moment ka patur të ftohtë ndaj edhe ka menduar që të ngrohet duke ndezur reflektorin që kishte në kuzhinën e saj.

Ka mjaftuar një pakujdesi e vogël dhe menjëherë flakët janë përhapur në vendin ku ajo po qëndronte duke u asfiksuar fillimisht nga tymi e më pas duke u përfshirë nga zjarri i rënë.

Komshinjtë e pallatit pasi njoftuan zjarrëfikësit u munduan t’i vijnë në ndihmë të moshuarës por ka qenë e pamundur sepse gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe shtetasja Zyra Ismeti ka humbur jetën.

Sipas burimeve 85 vjeçarja është munduar që në momentin kur ka rënë zjarri të dalë jashtë për të shpëtuar por tentativa e saj ka dështuar duke u djegur kështu brenda dhomës.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një grup i policisë vendore të Shkodrës. Zjarrëfikësit dhe policia do të bëjnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje ku 85 vjeçarja Zyra Ismeti humbi jetën.

Artikulli paraprakBORA, PËRMIRËSOHET SITUATA NË SHKODËR
Artikulli tjetërDEPUTETI DHE BANORËT PËRGENJËSHTROJNË TONIN MARINAJ