“Tani keni sy për të parë” është shfaqja e teatrit kombëtar eksperimental që erdhi në Shkodër në qendrën rinore Arka. Kjo shfaqje tregon për pesë personazhe që udhëtojnë në momentet kyçe të jetës së tyre. Me regji të Klaudio Pirolit, “Tani keni sy për të parë” është një thirrje për gratë dhe vajzat që të zgjohen për ta shijuar jetën.

Mesazhi i kësaj shfaqje gjithëpërfshirëse nuk lidhet vetëm me grate.Shoqëria shqiptare shprehet aktorja Loredana Gjeçi ka ende shumë punë për t’u përmirësuar në trajtimin e grave dhe vajzave.

“Tani keni sy për të parë” u shfaq në Shkodër në kuadër të aktiviteteve në sezonin turistik të teatrit kombëtar eksperimental.

Artikulli paraprakBANORËT E KOMANIT NË PROTESTË
Artikulli tjetërKATUNDI I VJETËR DESTINACION TURISTIK