
Pas suksesit në Shqipëri, trupa e teatrit Migjeni në Shkodër shfaqja “Vizita” do të vijojë me turin e saj europian në Milano. Aktori, Jozef Shiroka ka folur për suksesin e shfaqjes në Lecce të Italisë, ndërsa tregon se “Vizita” do të shfaqet edhe në Milano për katër ditë me rradhë.
Për trupën e aktorëve depërtimi I shfaqjes në Europë konsiderohet si një arritje e madhe për ta.
Shfaqja “Vizita” vjen si një bashkëpunim me teatrin e Sardenjës në Itali dhe institutin Italian të Kulturës.