Prokuroria ka kërkuar dënimin me 33 vjet burg për tre persona, të arrestuar në 2016 për shfrytëzimin e një vajzë të mitur.

Konkretisht 15 vite burg Prokuroria ka kërkuar për Elton Drapin dhe Enea Sinanin, për vepren penale të ‘Trafikimit të të miturve’. Ndërsa 3 vite burg është kërkuar për Salie Kovaçin për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’.

Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku Melida Lekica në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin qe punonte kamarier tek bar “Nwe York”.

Vjaza i përkiste një shtese vunerabël, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej. Sinani ka përfituara nga situata e vajzës për tia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, BASHA: S’KA ZGJEDHJE ME 30 QERSHOR
Artikulli tjetërARRESTOHET SHPËRNDARËSI I KOKAINËS