Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës në zonën e veriperëndimit do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA VENDOS SËRISH ‘KARRIGET E DIALOGUT’ PARA KRYEMINISTRISË: DORA IME ËSHTË E SHTRIRË PËR KËDO QË MENDON NDRYSHE
Artikulli tjetërRRETH 1 MIJË E 300 STUDENTË TË HUAJ NË UNIVERSITETET SHQIPTARE, KRYESOJNË ITALIANËT DHE INDIANËT