Policia rrugore ka vijuar aksionin përgjatë gjithë javës që lamë pas duke kaluar në sitë drejtuesit e mjeteve për vendosjen e rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.

Kontrollet kanë qenë të përqëndruara në oraret 09:00-11:00 dhe 17:00-20:00, që korrespondon edhe dërgimin dhe kthimin e fëmijëve nga shkolla. Nga të dhënat e policisë janë kontrolluar gjithsej 18,230 mjete në të gjithë akset rrugore dhe zonat urbane. Për shkeljet e konstatuara ka pasur edhe ndëshkimi. Janë gjobitur 2170 drejtues për mosvendosje rripi sigurimi, ndërsa janë pezulluar 36 leje drejtimi për transport të parregullt fëmijësh. Plan operacioni i koduar “TISPOL – SHTATOR 2017” vjen në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.

Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”:

1.Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve .

2.Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;

3.Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;

4.Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;

5.Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur

366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë: –

30 fëmijë të vdekur; -64 të plagosur rëndë;

-272 të plagosur lehtë;

“Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj… NUK KA ME TË SHTRENJTË SE JETA E FËMIJËVE ! Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore.

Artikulli paraprakSTUHIA NË RUMANI SHKAKTON 8 TË VDEKUR DHE 67 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKUSH ËSHTË SHQIPTARJA QË FSHIHET PAS KËNGËTARIT TË “DESPACITO”?