Mëngjesi do të fillojë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në zonat bregdetare ndërkohë që pjesa lindore do të kushtëzohet nga kthjellime.

Por pas mesditës, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar ndërkohë që intensiteti i tyre do të rritet në mbrëmje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

Artikulli paraprakMETA-RAMËS: RESPEKTO “5 QERSHORIN”, PËRNDRYSHE MË 25 PRILL DO TË KESH 3 MILIONË SHQIPTARË “TË SHKALLUAR”
Artikulli tjetërLOTARIA AMERIKANE, AMBASADA SQARON PROCEDURËN PËR ATA QË DUAN TË APLIKOJNË