Ashtu sic do vit tjetër edhe këtë vit bashkia e Shkodrës ka organizuar në qendër të Shirokës kompeticionin “Trithlon 2019 “ Një kompeticion tre garësh i cili tashmë është kthyer në një nga aktivitetet e përvitshme që organizohen nga Bashkia Shkodër.

Në këtë aktivitet u zhvillua një kompeticion tre garesh, not, ciklizëm dhe vrapim. Fillimisht aktiviteti startoi me garen e notit 750 metra, më pas vazhdoi me garen e ciklizmit 10 km nga moloja e Shirokës ne Zogaj dhe kthim, dhe perfundoj me garen e vrapimit 5 km.

E pranishme ishte edhe kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila vlerësoi zhvillimin e ketij aktiviteti.

“Triathlon” zhillohet në tre gara si not, çiklizëm dhe vrapim, për të gjashtin vit radhazi i cili zhvillohet në liqenin më të madh të Ballkanit, në liqenin e Shkodrës.Kjo nismë që ka startuar në Shkodër në vitin 2013, konsiderohet si një nga aktivitetet më të rëndësishëm social, kulturor dhe sportiv me pjesëmarrjen masive të të rinjve të cilët kësaj rradhe vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe nga Mali i Zi, Maqedonia etj.

Artikulli paraprakSHKODËR, VLLAZNIA FITON 2-0 MIQËSOREN ME VELEÇIKUN
Artikulli tjetërZBULOHET KANABIS NË BURGUN E LEZHËS, ISHTE FSHEHUR NË TARRACË DHE NË KUZHINË