Në fshatin Shirq të Shkodrës është inauguruar xhamije e re një investim ky I një familje nga Kuvajti. Të pranishëm ishin autoritetet më të larta fetare në vend si dhe ambasadori i Kuvajtit Faiz Mishari el Jasimi Në fjalën e tyre myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari dhe nënkryetari I Komuniteti Musliman Taulant Bica shprehen falenderime për këtë inevstim.

Ndërkohë ajo që e bëri më të vecantë këtë inagurim ishte prezenca e famullitarit të kishës së Dom Gjovalin Simoni i cili përcolli mesazhin e bashkëjeteses fetare si nëj vlere që ka zona e Dajcit dhe gjithë Shkodra

Nga ana tjeter amabsadori i Kuvajtit i theksoi se gjithmone do të jetë në krah dhe ndihmë të popullit shqiptar.

Kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi theksoi se investime të kësaj natyre janë një velrë morale dhe shpitërore.

Nje pershendetje u bë edhe nga përfaqësuesi i familjes nga Kuvajti që kanë investuar në ndërtimi ne ksaj xhamie.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MERR PRESIDENCËN E OSBE-SË, RAMA: HAP HISTORIK DHE INSPIRIM PËR TË SHKËLQYER
Artikulli tjetërSHKODËR, WORKSHOP-I “SFIDAT E ZHVILLIMIT RAJONAL”