Dy trafikantë droge janë arrestuar në Itali me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas mediave lokale në shtetin fqinj, të arrestuarit janë dy shtetas jo të BE-së, por njëri nga Shqipëria me inicialet G. R., dhe tjetri nga Maqedonia.

Pas hetimit të autoriteteve, trafikantëve iu gjet një sasi kokaine prej 200 gram, vlera e së cilës llogaritej në 15 mijë euro.

Distanconi i drogës ishte kryeqyteti italian, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e të gjithë rrjetit ku ishin përfshirë dy trafikantët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Artikulli paraprak‘MERCEDESI’ DEL NGA RRUGA, DY TË PLAGOSUR, DY TË ARRESTUAR
Artikulli tjetër“JELEKËT E VERDHË” TË FRANCËS BËHEN PORTOKALLI NË ASTIR, BLLOKOHET RRUGA